Misioni ynë
T'u japim pacientëve më shumë mundësi për kujdes të specializuar, brenda dhe jashtë vendit, përmes bashkëpunimit me mjekë dhe institucione të besueshme. Për ne ka rëndësi që pacienti të ketë një adresë ku mund të drejtohet, të marrë informacionin që i nevojitet dhe ta organizojë trajtimin pa pasur nevojë të kërkojë vetë mjekë e klinika në vende të ndryshme.


